E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moza kërkesë të pazakontë për Ramën: M’i gjen Edi fap-fap!
Lajme

Moza kërkesë të pazakontë për Ramën: M’i gjen Edi fap-fap!

Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka tërhequr vëmendjen me një moment sa humoristik aq edhe absurd nga spektakli “Ferma VIP”, ku i është drejtuar publikisht kryeministrit Edi Rama me një kërkesë krejt të pazakontë.

E vendosur nën presionin e një sfide në fermë për kapjen e lepujve, Ahmeti ka zgjedhur një “zgjidhje” kreative: përdorimin e satelitëve shqiptarë Albania 1 dhe Albania 2 për t’i lokalizuar ata.

Me tone ironike dhe plot batuta, ajo i kërkoi Ramës që të “aktivizojë” satelitët për të identifikuar zonën ku ndodhen lepujt, duke e përshkruar situatën si një mision të mirëfilltë teknologjik. Sipas saj, nëse teknologjia funksionon siç duhet, atëherë nuk duhet të jetë e vështirë të gjenden disa lepuj në një hapësirë të kufizuar.

“Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi? Se vdiqa, nuk po marr plus, jam minus. Lësho pak satelitin t’i kapin paf, zonën kuadratoje, fap, fap.

I them Edit unë, tani m’i gjen Edi në vend. Gjeji o vëlla gjeji, t’i çfarë nuk gjen. Te këto tokat e nxanuna kapi, fap, fap, izoloi aty se jam me minus”, tha Moza Ahmeti.

moza ahmeti ferma vip

Por momenti nuk përfundoi me kaq. Në vazhdën e të njëjtit humor, Ahmeti përfshiu edhe platformën e-Albania, duke “kërkuar” prej saj të pajisë lepujt me dokumente identifikimi.

Ajo u shpreh se do të donte të siguronte shtatë certifikata identiteti për kafshët, në mënyrë që t’i gjente më lehtë, duke ironizuar funksionimin e shërbimeve online dhe vështirësitë e hasura ndonjëherë nga qytetarët.

“Ej, po me e-albania i gjej unë këto identitetet e këtyre? Me e-albania do shoh unë, fap, fap, fap. Dua shtatë certifikata lepujsh me e-albania, ju lutem punon sistemi? Punoka!

O sa mirë, se një ditë kur erdha nuk punonte. Shtatë certifikata lepujsh dua unë, t’i gjej identiteti se po kërkoj me identitet të panjohur”, shtoi më tej fermerja.

Ky episod është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht si një përzierje e humorit spontan me satirën ndaj realitetit teknologjik dhe administrativ në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.