E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Harta e kriminalitetit, Dibra dhe Kukësi “me duar të pastra”
Lajme

Harta e kriminalitetit, Dibra dhe Kukësi “me duar të pastra”

Tirana kryeson me 36.62% të procedimeve penale

Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025 ka zbardhur një panoramë të detajuar të shpërndarjes së kriminalitetit në vend, duke evidentuar qartë zonat me ngarkesën më të lartë të procedimeve penale.

Sipas të dhënave zyrtare, Tirana rezulton me diferencë të theksuar si zona me nivelin më të lartë të procedimeve, duke përbërë 36,62% të totalit në rang kombëtar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë vijon të jetë institucioni më i ngarkuar, një situatë e lidhur drejtpërdrejt me densitetin e lartë të popullsisë, përqendrimin e institucioneve dhe aktivitetin ekonomik në kryeqytet.

Pas Tiranës, renditen Durrësi me 9,51% dhe Korça me 7,48%, duke u pozicionuar si qarqet me aktivitetin më të lartë kriminal dhe procedural pas kryeqytetit.

Një shpërndarje relativisht e balancuar vihet re mes veriut dhe jugut të vendit, ku disa qarqe regjistrojnë nivele të përafërta të procedimeve:

  • Shkodër: 7,31%
  • Fier: 7,08%
  • Vlorë: 7,01%
  • Elbasan: 5,59%

Ndërkohë, në fund të listës renditen qarqet me përqindjen më të ulët të procedimeve penale, kryesisht në veri dhe juglindje të vendit, duke reflektuar edhe zhvillimet demografike të viteve të fundit:

  • Gjirokastër: 2,86%
  • Berat: 2,50%
  • Kukës: 2,45%
  • Dibër: 2,38%

Gjithashtu, në një nivel të ndërmjetëm renditen edhe:

  • Lezhë: 4,99%
  • Sarandë: 4,23%

Raporti evidenton se prokuroritë me ngarkesë të lartë, veçanërisht ajo e Tiranës, përballen me fluks të madh çështjesh, çka mund të ndikojë në zgjatjen e hetimeve dhe eficiencën e proceseve. Nga ana tjetër, qarqet me përqindje më të ulët tregojnë një realitet tjetër social, por edhe efektet e reformave territoriale dhe gjyqësore në vend.

Të dhënat janë pjesë e Raportit Vjetor 2025 të Prokurorisë së Përgjithshme dhe ofrojnë një pasqyrë të qartë të hartës së kriminalitetit në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.