Pas helmimit masiv, Skënder Hita zbarkon në Akademinë e Sigurisë
Kreu i Policisë së Shtetit: Besimi i qytetarëve është pasuria jonë më e madhe
Pas incidentit serioz që përfshiu dhjetëra studentë të Akademia e Sigurisë, ku 56 prej tyre shfaqën shenja helmimi pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit, reagimi institucional ka qenë i menjëhershëm.
Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë në akademi, ku u takua nga afër me studentët dhe stafin në trajnim.
Gjatë bashkëbisedimit, Hita u ndal tek roli i rëndësishëm që kanë të rinjtë që po përgatiten për t’u bërë pjesë e strukturave të sigurisë, duke theksuar se besimi i publikut është elementi kyç mbi të cilin ndërtohet puna e çdo efektivi policor.
“Besimi i qytetarëve është pasuria jonë më e madhe. Vlerësoni çdo leksion, silluni me etikë dhe integritet”, u shpreh ai.
Ai i nxiti studentët të përfitojnë maksimalisht nga çdo moment i formimit të tyre profesional dhe të udhëhiqen gjithmonë nga parimet e etikës dhe integritetit.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi zgjedhjen e të rinjve për t’iu bashkuar këtij institucioni, duke theksuar se kjo rrugë kërkon përkushtim të vazhdueshëm, disiplinë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie ndaj shoqërisë. Sipas tij, ndërtimi i një karriere të qëndrueshme në polici nuk mund të kuptohet pa një bazë të fortë profesionale dhe morale.
“Të dashur studente dhe studentë, zgjedhja juaj për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë është për t’u vlerësuar. Ai kërkon përkushtim, disiplinë dhe ndjenjë përgjegjësie”, tha Hita, duke shtuar se formimi profesional dhe integriteti janë thelbësorë për karrierën e tyre.
Drejtori i Policisë theksoi gjithashtu se Akademia e Sigurisë operon mbi standarde moderne, të përafruara me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke garantuar një përgatitje cilësore për oficerët e ardhshëm. Ai nënvizoi se shërbimi ndaj vendit kërkon përkushtim të përhershëm, ndershmëri dhe gatishmëri për të përballuar sfidat që sjell ky profesion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



