E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
2 vite nga rënia në detyrë, nderohet në Baltëz dëshmori i policisë Novruz Cenalia
Lajme

2 vite nga rënia në detyrë, nderohet në Baltëz dëshmori i policisë Novruz Cenalia

Në fshatin Baltëz të Fierit u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nderim të Dëshmorit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, në përvjetorin e dytë të rënies së tij në krye të detyrës.

Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mes tyre Drejtori Erion Ahmeti dhe zv.drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, kryekomisar Taulant Gjoka, si edhe punonjës të policisë, familjarë dhe të afërm të të ndjerit.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje, ku pjesëmarrësit nderuan figurën dhe kontributin e tij në shërbim të rendit dhe sigurisë. Në kujtim të sakrificës së tij, pranë vendit të prehjes u vendosën kurora me lule, si simbol i vlerësimit për përkushtimin dhe integritetin që ai tregoi gjatë detyrës.

Kujtimi i Novruz Cenalias mbetet i gjallë mes kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën, si një shembull i përkushtimit dhe sakrificës në shërbim të qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.