Çfarë ndodhi? Drejtori i AKU-së përfundon në Prokurori
Prokuroria ka thirrur për të dhënë sqarime drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Ersid Hasanllari.
Sipas burimeve jozyrtare për mediat, Hasanllari pritet të paraqitet të martën në orën 09:00 pranë organit të akuzës, ku do të merret në pyetje në cilësinë e deklaruesit.
Ai do të japë shpjegime lidhur me veprimet e ndërmarra nga AKU, konkretisht mbi kontrollet e mundshme të kryera më herët ndaj subjektit në fjalë dhe masat e marra për gjurmimin e produkteve ushqimore.
Burimet bëjnë me dije se, përveç Hasanllarit, në prokurori do të thirren edhe zyrtarë të tjerë, të cilët pritet të japin deklarimet e tyre mbi këtë çështje.
Ndërkohë, hetuesit janë në pritje të akteve ekspertuese, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve që kanë çuar në rastin e helmimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



