Vjedhje në Pogradec, grabitet për herë të dytë një biznes bulmeti
Një dyqan bulmeti në qytetin e Pogradecit është vjedhur gjatë orëve të natës, në zonën pranë rrugës së spitalit. Autorë ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e brendshme të biznesit dhe kanë marrë një shumë parash, si dhe pajisje të sistemit të sigurisë.
Sipas të dhënave paraprake, janë vjedhur rreth 2 milionë lekë të vjetra, ndërsa autorët kanë marrë edhe DVR-në e kamerave të sigurisë, duke synuar të fshijnë gjurmët e tyre.
Ky është rasti i dytë i vjedhjes për të njëjtin biznes brenda një periudhe pesëmujore, çka ngre shqetësime për sigurinë në zonë dhe përsëritjen e ngjarjeve kriminale.
Policia e Pogradecit ka nisur hetimet dhe po mbledh prova në vendngjarje, përfshirë sekuestrimin e kamerave të bizneseve përreth dhe marrjen e shenjave të gishtave në ambientet e dyqanit.
Vlen të theksohet se në të njëjtën rrugë, disa muaj më parë, u regjistrua edhe një vjedhje në një argjendari, për të cilën autoritetet arritën të arrestojnë dy persona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



