E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet thika për një vend parkimi, plagoset 55-vjeçari në Tiranë
Lajme

Kërcet thika për një vend parkimi, plagoset 55-vjeçari në Tiranë

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë, pas një konflikti për një vend parkimi.

Sipas burimeve policore, i plagosuri është shtetasi Armand Minollai, ndërsa autori i dyshuar është 48-vjeçari Enton Nushi, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në zonën e njohur si “Nisharaku”, ku dyshohet se pas një debati për motive të dobëta, konflikti ka agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës.

I dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po vijon kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.