E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emrat/ Magjistratura shpall fituesit për ndihmës ligjor:
Flash

Emrat/ Magjistratura shpall fituesit për ndihmës ligjor:

Heronjtё e gjykatave apo “karpentierё” qё do futen nga penxheret e tyre?

Shkolla e Magjistraturës shpalli dje rezultatet e provimit të pranimit për ndihmës ligjor. Ashtu si për provimin e fundit për gjyqtarë dhe prokurorë, vëmendja mediatike nuk u fokusua aspak në këtë rekrutim jetik për sistemin e drejtësisë, duke pasqyruar vetëm zgjedhjet pa asnjë rëndësi të Dhomës së Avokatisë së Tiranës.

Ashtu si për njoftimin e fituesve të 17 gjyqtarëve dhe prokurorëve magjistratë të ardhshëm, edhe për ndihmësit ligjorë, Shkolla e Magjistraturës u kujdes që informimi të ishte i mbushur me fjali transparence, që tregojnë një nevojë të dyshimtë për justifikim.

Në njoftimin e saj Shkolla kujdeset për të theksuar fjalët që tregojnë për ndërgjegje të pastër “menjëherë… pandërprerë”, për një proces që s’ka arsye të theksojë ndershmërinë.

“Komisioni i vlerësimit u mblodh në Shkollë më datë 20 maj 2026 për të hartuar çelësin e përgjigjeve mbi të cilin do të vlerësoheshin kandidatët. Çelësi i tezave u shpall menjëherë publikisht në mjediset e Shkollës së Magjistraturës dhe në faqen zyrtare.” – thuhet në njoftim, dhe vazhdon me “Procesi i korrigjimit të provimit u zhvillua i pandërprerë prej datës 20 maj 2026 deri në datën 22 maj 2026”.

Për rezultatet e provimit Shkolla përsëri tregon përpjekje të panevojshme për sukses kur niveli i arsimit juridik dhe çdo tjetër dihet mirë si është në Shqipëri.

“Nga 87 (tetëdhjetë e shtatë) konkurrentë që morën pjesë në provimin e pranimit për ndihmës ligjor, 54 (pesëdhjetë e katër) prej tyre arritën të vlerësohen me më shumë se 50% (pesëdhjetë për qind) të pikëve maksimale të mundshme (njëqind pikë). Pra, 62% (gjashtëdhjetë e dy për qind) e konkurrentëve arritën të kalonin pragun minimal të vendosur nga Rregullorja.” – thuhet në njoftim, duke mos përmendur shifrat reale, rezultatet e provimit të juristëve që kaluan “pragun” me sukses.

Nëse tre-katër të parët arritën të marrin 90, 88, 83 apo 82 pikë nga 100 të mundshmet, në një provim të lehtësuar shumë nga pesha që kishte teza për tё “kap” gjyqtarin ose prokurorin, renditja e pikëve nga fundi është më shumë se zhgënjyese, siҫ mund tё shihet nё tabelёn mё poshtё, ku ka dhe me 25, 19, 16, apo me 7 pikё!

Çfarë cilësie juristi duhet të ketë një person që ka diplomën nga Fakulteti Juridik, e që ka marrë 7 apo 16 pikë nga një testim mesatar njohurish që mban 100 pikë?

Nga një verifikim i lehtë shihet se, lista e fituesve për ndihmës ligjor përbëhet plotësisht nga emrat që humbën provimin për gjyqtar dhe prokuror 2 javë më parë, me ndonjë përjashtim.

Nga 87 konkurrentë ku duket se ata që nuk kishin provuar më parë janë jo fitues dhe shumë të dobët në pikë, vetëm 41 janë fitues për ndihmës ligjor. Këtë numër njoftimi i Shkollës nuk e përmend, sikur të jetë një e dhënë që vlen vetëm për punët e brendshme të saj.

Në të vërtetë, publiku duhet të njoftohet cilët janë 41 fituesit për ndihmës ligjor, nga një konkurrim, me një nivel testimi që mbante pyetje me nivel mesatar të formimit të përgjithshëm për një jurist.

Këta fitues do vendosen nëpër gjykatat e shkallës së parë dhe apelit për të ndihmuar gjyqtarët në punën e tyre. “Backlog”-u i krijuar nëpër gjykata përveç mungesës së numrit të gjyqtarëve, një mungesë tjetër ka patur edhe mungesën e ndihmësave ligjorë për gjyqtarët që punojnë aktualisht në sistem.

Ndihmësit ligjorë janë shumë të rëndësishëm për gjykatat sepse përgatisin çështjen për gjyqtarin, duke i dhënë atij një ndihmë të madhe si nga ana e analizës deri në zgjidhje ligjore para vendimit, por dhe për anën administrative protokollare të saj.

Puna që bëjnë ndihmësit ligjorë është determinante për suksesin e gjykatave. Niveli profesional i tyre duhet të jetë thuajse i njëjtë si i gjyqtarëve, sa kohë ata janë “gjyqtarët” në hije të vendimeve gjyqësore.

Për të mbushur radhët me ndihmës ligjorë, të domosdoshëm për t’i bërë ballë backlog-ut gjyqësor, që po vuan akoma vakumin me numër gjyqtarësh dhe “asfiksinë” e mijëra dosjeve të plandosura nëpër rafte, KLGJ dhe Shkolla e Magjistraturës mendoi të pajtojë 41 “shpëtimtarë”.

Para 1 muaji, këta provuan të kalojnë njëherë “malin” e 17 vendeve për prokuror dhe gjyqtar por nuk e kapërcyen dot. Drejtori dhe komisioni i Shkollës së Magjistraturës e kishte bërë aq të lartë “Everestin” sa s’kishte alpinist “magjistrat” ta kalonte.

Por në korridoret e shkollës qarkullon një mundësi tjetër për “humbësit”. Nëse futesh në sistem, qoftë si ndihmës ligjor, pas tre viteve pune mund të krijohet mundësia për t’u futur nëpërmjet një programi të veçantë të shkollës në rrugën për magjistrat gjyqtar. Rruga kërkon pak kohë, por marrë parasysh që ndihmësi ligjor paguhet me 75% të pagës së gjyqtarit, pritja është jo vetëm e ëmbël por paguhet edhe goxha mirë.

Në këtë mënyrë, ata që nuk u futën dot nga dera do futen nesër nga “penxherja” për në sallën e gjykatës, si magjistratë me përvojë të saj. Por, kjo është një histori që pret të kalojë viti 2030 dhe ngjarjet që do vijnë pas tij.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë po rëndohet çdo ditë dhe më shumë nga pesha e padrejtësisë.

Lista e fituesve për ndihmës ligjor me pikёt pёrkatёse:

Nr. rendor Emër mbiemër Pikët
1 Arba Osmanllari 90
2 Alketa Gjini 88
3 Biana Doda 83
4 Patrisa Mane 82
5 Gentian Tafilaj 82
6 Enida Jorganxhi 81
7 Esmeralda Hajdinaj 79
8 Kledjana Llalla 78
9 Nevila Zekaj 78
10 Aurora Heqimaj 78
11 Arta Gjoni 78
12 Ilda Çelmeta 76
13 Mirjon Theodhosi 75
14 Eni Bistri 74
15 Eralda Muço 73
16 Juljan Jano 70
17 Aida Okaj 70
18 Joana Skënderi 66
19 Blerina Brahimi 66
20 Sibora Sulaj 65
21 Ejvisa Molla 64
22 Etleva Nozlli 64
23 Ervina Xhixha 64
24 Anis Hoxha 63
25 Matilda Kaleshi 63
26 Keisi Boni 63
27 Erjon Petromilo 63
28 Megi Çeliku 62
29 Ilda Koçi 62
30 Lorena Duzha 61
31 Kristiano Koçibelli 61
32 Elidjana Shkira 61
33 Orgesa Abazaj 61
34 Anilda Sinanaj 61
35 Jerina Maloku 60
36 Ersida Tice 59
37 Florida Hajrulla 59
38 Xhersilda Bega 59
39 Eniela Agolli 57
40 Ilirjana Beqiraj 57
41 Eni Gjika 57

Lista e tё skualifikuarve me pikёt pёrkatёse:

Nr. rendor Emër mbiemër Pikët
42 Silva Saliko 55
43 Jondra Xhalia 54
44 Enkeleda Pjetri 53
45 Eftali Prifti 53
46 Ardita Reçi 52
47 Dritan Dëma 52
48 Klea Caushi 52
49 Sadiona Hysaj 52
50 Alma Binaj 51
51 Esla Sejdarasi 51
52 Anxhela Toto 50
53 Ermelinda Hyskaj 49
54 Arjona Buçpapaj 49
55 Pjer Toska 48
56 Anisa Gega 47
57 Malvina Bajrami 46
58 Anjeza Nërgjoni 45
59 Desara Mehmetas 44
60 Hener Shanaj 43
61 Rozita Marleci 42
62 Laura Molla 41
63 Elona Dervishi 40
64 Gentiana Marku 39
65 Mikel Nanushi 38
66 Alba Kamberi Musaj 37
67 Flutura Bushi 36
68 Eliada Xhoku 35
69 Elda Shurdhi 34
70 Sara Sulaj 33
71 Aldora Dume 32
72 Floriana Allamani 31
73 Leonora Leci 30
74 Nertila Beka 36
75 Altin Zyle 36
76 Oriana Çuri 36
77 Florenc Bushgjokaj 35
78 Ornela Lleshi 33
79 Arba Asllanaj 32
80 Erald Llanaj 32
81 Oltjona Bregu 30
82 Irena Dyrmishi 29
83 Oltion Pronjari 25
84 Brixhilda Shallati 24
85 Ramadan Hoxha 19
86 Erisa Mirashaj 16
87 Ergys Kallari 7

/kontrast.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.