Bakinj në dheun tonë!
U nisën emigrantët të mbronin Shqipërinë,
Por ngelën në det, se s’kanë ku mbërrijnë!
Trageti i madh i nisur nga Bari, u bllokua në Durrës nga Al-Abbari.
“Këtu or ju miq s’është më porti i vjetër,
në doni të zbrisni, dilni n’krahun tjetër!”
Ecen më poshtë, të zbrisnin në Vlorë,
por në Zvërnec i ndal një vapor:
“Këtu po lundroni në ujëra ndërkombëtare, janë kategorikisht të ndaluar shtetasit shqiptarë!”.
Shqiptarët e shkretë, të mbetur në det, futen nga halli në planin e tretë!
Kalojnë me zor mezo-kanalin, me shpresë të madhe, në Palasë të dalin!
Rrugën në mes, jua pret një delfin:
“S’ka më Palasë këtu, vetëm Balfin”!
Shansi i fundit ishte Shëngjini,
Por në Baks-Rjoll i ndali Bashkimi!
Pronari i Baks-Bejit dha ultimatum:
“Po nuk ikët vetë, do ju dëboj unë!”
Në det, pranë Gjadrit, i ndali një i ri:
“Kthehuni mbrapsht, këtu s’ka më SHQIPËRI!”
Klevin Muka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



