E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me filxhan kafeje në dorë, Clevio “zbarkon” në SPAK
Lajme

Me filxhan kafeje në dorë, Clevio “zbarkon” në SPAK

Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun me emrin artistik Cllevio, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku është thirrur për të dëshmuar në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiu.

Cllevio është shfaqur në gjykatë me një filxhan kafeje në dorë, ndërsa ka hyrë në ambientet e GJKKO-së për të dhënë sqarime lidhur me çështjen që po hetohet nga organet e drejtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që reperi paraqitet para institucioneve të drejtësisë për këtë proces. Ai është marrë në pyetje edhe më herët në lidhje me hetimet që lidhen me Laert Haxhiun, si dhe për një episod të tensionuar të lidhur me konfliktet e tij publike me reperin Rigels Rajku.

Paraqitja e sotme shënon herën e dytë të Ahmetit në ambientet e SPAK-ut, pas seancës së zhvilluar më 28 maj. Në atë kohë, pas shtyrjes së seancës, Cllevio deklaroi për mediat se kishte kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama për të ndihmuar në pajtimin mes tij dhe Noizyt.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut vijon të prodhojë zhvillime të rëndësishme. Prokuroria po heton disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, konsiderohen ndër elementët kryesorë të dosjes hetimore.

Autoritetet vijojnë mbledhjen dhe verifikimin e provave, ndërsa seancat në vijim pritet të hedhin më shumë dritë mbi aktivitetin kriminal që po hetohet në këtë proces.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.