‘Neomalësorja’ ironizon keq Ramën me kullën ‘rozë’ (FOTO)
Një reagim ironik ka ardhur nga ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, menjëherë pasi kryeministri Edi Rama ndryshoi imazhet e profilit dhe kopertinës në Facebook, duke vendosur simbolikën e flamingove.
Koçeku ka zgjedhur të komentojë situatën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto të një prej kullave në Tiranë, pranë zonës së Teatrit të Operës dhe Baletit. Ndërtesa, e cila sipas konceptit arkitektonik thuhet se paraqet figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sipas saj në pamje i ngjan më shumë vetë kryeministrit Rama.

Në postimin e saj, ish-deputetja ka ndërhyrë në imazh duke i shtuar një sfond rozë dhe një mbishkrim ironik: “Mund t’ia sugjeroni për foto profili”, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me ndryshimet e fundit të imazhit publik të Ramës në rrjetet sociale.
Ky reagim vjen në një moment kur simbolika e flamingove është kthyer në një element të debatit publik dhe politik, në sfondin e protestave dhe zhvillimeve të fundit në vend.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



