Sindroma “Hubris” e pushtetit të Edi Ramës :
Nga Kali i Kaligulës te kuajt e Kryeministrisë
Ka një term për këtë, quhet “hubris” – momenti kur pushteti i gjatë prodhon arrogancë, arroganca sjell shkëputjen nga realiteti, ndërsa shkëputja nga realiteti e bind sunduesin se mund t’i lejojë vetes gjithçka. Simbolik është rasti kur Kaligula shpalli synimin për të emëruar kalin e tij konsull (senator), si shenjë dominimi e poshtërimi ndaj të tjerëve, por edhe si tregues se ai, i shkëputur nga realiteti, nuk kishte më nevojë për ligj dhe institucione, pasi mund të vendoste çfarëdo që dëshironte.
Edhe ne kemi pasur – dhe vijojmë të kemi – “Kaligulat” tanë në historinë e brishtë shtetërore. Kuajt nuk i bëmë deputetë, por ca modele të çuditshme po; madje, një ekspozitë me kuaj e hapëm pikërisht në hyrje të kryeministrisë, në të njëjtën kohë kur po shkruhej kontrata milionere e arkitektit me klientin e tij.
Lexojeni anglisht dhe shqip: një botim luksoz, dedikuar audiencës së huaj, me parathënie të vetë kryeministrit – d.m.th. me përzgjedhjen dhe miratimin e tij – boton edhe këtë letër të një prej arkitektëve të oborrit drejtuar klientit, i cili i fitonte zgjedhjet me sloganin “Ne bëjmë shtet”.
Ja shteti, vizioni, propozimi dhe ideja e shprehur, e përzgjedhur nga KM për t’u përfshirë në libër: pa censurë, por shumë domethënëse për të kuptuar nivelin e deformimit të sistemit tonë politik dhe përfaqësues.
Nëse Shqipëria do të kishte një qeveri funksionale, ministra me integritet, një parlament llogaridhënës ndaj ekzekutivit dhe institucione ligjzbatuese garantuese të drejtësisë, ky do të ishte një nga rastet e arta për shqyrtim. Nëse…

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



