E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela
Lajme

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet në polici Marjaldo Nela

Pas afro dy muajsh në kërkim, është paraqitur në polici Marjaldo Nela, i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Memaliaj, ku humbi jetën Endri Goxhaj. Menjëherë pas vetëdorëzimit, ai është shoqëruar dhe ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Ngjarja kriminale daton më 21 prill, në qendër të qytetit të Memaliajt. Sipas dosjes hetimore, gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit mes disa personave që nuk rezultonin të përfshirë në grupe të organizuara. Situata ka agravuar shpejt, duke përfshirë edhe persona të tjerë të lidhur me palët në konflikt.

Në përplasjen fizike dhe më pas me armë zjarri, dyshohet se Endri Goxhaj ka qëlluar me pistoletë ndaj Dali Nelës, duke e plagosur atë. Në vijim të ngjarjes, kur Dali Nela ka mbetur i rrëzuar, dyshohet se dy vëllezërit e tij, Marjaldo dhe Donaldo Nela, kanë reaguar duke përdorur armë zjarri ndaj Goxhajt.

Si pasojë e të shtënave, 30-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Sipas hetuesve, materialet filmike të administruara tregojnë se viktima nuk ka arritur të reagojë me armë në momentin e sulmit.

Pas ngjarjes, dy vëllezërit Nela kanë transportuar me automjet familjarin e tyre të plagosur drejt spitalit të Gjirokastrës dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke u shpallur në kërkim nga policia.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për disa nga personat e përfshirë, përfshirë Dali Nelën, Aldo Kalemin dhe Ermal Matajn, i cili dyshohet për pengim të hetimeve dhe fshehje të armës së përdorur në ngjarje.

Me vetëdorëzimin e Marjaldo Nelës, pritet që hetimet të thellohen më tej për të sqaruar plotësisht dinamikën e konfliktit dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë, në kërkim vijon të mbetet Donaldo Nela.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.