E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cakrani: Meta më shpalli patronazhist sepse përfaqësoj Artur Shehun
Lajme

Cakrani: Meta më shpalli patronazhist sepse përfaqësoj Artur Shehun

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar pas deklaratave të ish-Presidentit Ilir Meta, duke theksuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të akuzohej si patronazhist.

“Jam akuzuar për patronazhist. Ky është perceptimi i zotit Meta. Besoj e dini që unë jam opozitar dhe nuk ka shanse, nuk ndodh dhe nuk e beson njeri këtë që ka thënë zoti Meta, që unë jam patronazhist. Realisht, nuk e beson njeri.

Domethënë, kjo i kthehet në bumerang për ata që njohin mua dhe familjen time. Kështu që, përsa i përket Zvërnecit, unë jam avokat i familjes Shehu dhe normalisht unë jam avokat që punoj.

Zoti Meta mua mbase më ka dashur me kohë të plotë, por me kohë të plotë unë nuk mund të jem avokat i askujt sepse nuk jam skllav. Unë jam avokat dhe bëj një punë që duhet ta bëj dhe kështu që kur paguhet një avokat me kohë të plotë, kur merret një avokat me kohë të plotë, ka dhe disa kushte të tjera.

Besoj se nuk i ka mbetur gjë nga mbrojtja zotit Meta. Megjithëse ka merak edhe Zvërnecin dhe kjo nuk ka lidhje me Zvërnecin. Unë e kam mbrojtur familjen Shehu dhe do ta mbroj jo vetëm si klient që e kam, por kam edhe lidhje të tjera. Jam nip në Kaninë nga mamaja dhe kam lidhje familjare me ta. Kështu që, nuk ka lidhje fare as për protestat, as për historira të kësaj natyre”, tha Cakrani në A2.

Më tej, ai theksoi se akuzat e tilla janë të pabazuara dhe nuk qëndrojnë përballë realitetit.

“Nuk ka nuk ka njeri në këtë republikë që mbiemrin tim ta bëjë patronazhist. Prisja çdo gjë, por patronazhist ishte e jashtëzakonshme. Mund t’i thuhet çdokujt avokati tjetër, por jo mua. Është qesharake, edhe vetë zoti Meta e di shumë mirë. E kupton se ka lexuar atje brenda dy librat e familjes time”, shtoi Cakrani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.