E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ato të kënaqin…”, turistet marrin “në qafë” efektivët e Sarandës
Lajme

“Ato të kënaqin…”, turistet marrin “në qafë” efektivët e Sarandës

AMP i pezullon dhe nis hetimet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar zyrtarisht pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se disa punonjës të institucionit dëgjohen duke përdorur fjalor jo etik ndaj dy turisteve që kalojnë pranë tyre në qytetin e Sarandës.

Përmes një njoftimi zyrtar, AMP bën me dije se ka vendosur pezullimin e përkohshëm të punonjësve që pretendohet se shfaqen në video, ndërsa ka nisur një procedim disiplinor për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Institucioni njofton gjithashtu se janë ndërmarrë veprimet e para procedurale dhe se materiali do t’i referohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, e cila do të vlerësojë rastin dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Sipas AMP-së, ngjarja lidhet me një operacion të zhvilluar më 11 qershor 2026 në Sarandë, ku punonjësit e saj ndodheshin së bashku me efektivë të Policisë së Shtetit për zbatimin e një urdhri të Prokurorisë, të lëshuar mbi bazën e një vendimi gjykate, për kontrollin e banesës së punonjësit të policisë, Ajdin Islamaj.

Në njoftim sqarohet se Ajdin Islamaj është nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 304/2026, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sipas AMP-së, ndaj tij ishte caktuar një masë sigurimi, ndërsa gjatë ekzekutimit të urdhrit të kontrollit ai fillimisht ka kundërshtuar dhe ka refuzuar të hapë derën e banesës për kryerjen e kontrollit.

Në përfundim të reagimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se pezullimi i përkohshëm i punonjësve është marrë në funksion të hetimit administrativ dhe disiplinor, ndërsa të gjitha materialet e mbledhura do t’i kalojnë organit të akuzës për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme, në përputhje me kompetencat ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.