Ndotja mjedisore në Dhërmi, IKMT pezullon dhe gjobit 5 kompani
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj pesë subjekteve private që ushtronin aktivitet në zonën e Dhërmiut, në Bashkinë Himarë, pas konstatimit të ndotjes mjedisore.
Aksioni i IKMT erdhi edhe pas denoncimeve të bëra nga qytetarët, duke nxitur ndërhyrjen e Drejtorisë së Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave, e cila zhvilloi kontrolle në zonat ku kryhej aktiviteti i fraksionimit dhe përpunimit të inerteve të gurit.
Gjatë inspektimeve u evidentuan shkelje të kushteve të përcaktuara në lejet mjedisore. Për këtë arsye, kompanitë Gjikuria, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018, së bashku me një subjekt tjetër, u penalizuan me gjoba dhe pezullim të aktivitetit.
Duke marrë në konsideratë sezonin turistik dhe rëndësinë e ruajtjes së mjedisit në zonat bregdetare, IKMT u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që operojnë përgjatë vijës bregdetare të respektojnë me rigorozitet detyrimet ligjore për mbrojtjen e mjedisit.
Institucioni thekson se do të vijojë kontrollet në terren dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje në fushën e ndërtimit, mbrojtjes së mjedisit dhe administrimit të pyjeve, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj çdo subjekti që shkel ligjin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



