E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali te Posta e Durrësit, drejtoresha frekuentonte kazinotë
Lajme

Skandali te Posta e Durrësit, drejtoresha frekuentonte kazinotë

Mataj: Nuk ma ndalon ligji

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare janë vënë në pranga nën dyshimin për abuzim me rreth 69 milionë lekë të rinj. Bëhet fjalë për para të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, që dyshohet se nuk kanë arritur tek përfituesit.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria ka paraqitur elemente të reja nga hetimi, duke përfshirë edhe të dhëna mbi stilin e jetesës së drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj. Sipas organit të akuzës, ajo rezulton të ketë frekuentuar ambiente kazinoje, një element që është përmendur në kuadër të hetimeve financiare.

Në reagimin e saj para gjykatës, Mataj nuk e ka mohuar këtë fakt, por ka theksuar se veprimet e saj nuk bien ndesh me asnjë detyrim ligjor apo kontraktor.

“Jam qytetare e lirë. Më tregoni se ku është e shkruar që nuk mund të frekuentoj lokale, bare apo kazino,” mësohet të ketë deklaruar ajo gjatë seancës.

E pyetur mbi akuzat për shmangie nga drejtësia, Mataj ka sqaruar se kishte planifikuar një udhëtim jashtë vendit më 10 korrik, ndërsa në datat 13 dhe 14 korrik ka qenë në vendin e punës, duke mohuar çdo tentativë për t’iu shmangur hetimit.

Një nga pikat më kyçe të çështjes mbetet destinacioni i shumës së konsiderueshme prej 69 milionë lekësh. Për këtë, drejtoresha ka deklaruar se nuk ka dijeni se ku kanë përfunduar fondet që dyshohet të jenë përvetësuar.

Hetimet vijojnë për të zbardhur mekanizmin e plotë të kësaj skeme të dyshuar abuzimi, rolin e secilës prej të arrestuarave dhe rrjedhën e parave publike, të cilat ishin të destinuara për kategoritë më në nevojë të qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.