E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kozeli i ARRSH i jep 10 mln € Fushës, Ben Çelës dhe Ditika Qatipit
Investigim

Kozeli i ARRSH i jep 10 mln € Fushës, Ben Çelës dhe Ditika Qatipit

Gjashtë kompani hynë në garë, por vetëm bashkimi “FUSHA”-“UDHA”-“TAULANT” mbeti në fund. Konkurrentët u skualifikuan me argumentin e mosplotësimit të kritereve të kualifikimit.

Një tjetër procedurë prokurimi me vlerë të lartë e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zhvillimit të garës dhe transparencën e procesit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Plotësim i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, ku në garë morën pjesë gjashtë operatorë ekonomikë, mes tyre edhe kompani të njohura të sektorit të ndërtimit si “SALILLARI” sh.p.k. dhe “4 A-M” sh.p.k.

Në përfundim të procedurës, ARRSH shpalli fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “FUSHA” SHPK, “UDHA” SHPK dhe “TAULANT” SHPK, me një ofertë prej rreth 10 milionë eurosh.

Sipas dokumentacionit zyrtar të tenderit, të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë u skualifikuan gjatë fazës së vlerësimit. Në vendimet e publikuara, arsyeja e dhënë lidhet me mosplotësimin e kritereve të veçanta të kualifikimit të përcaktuara në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST), me referencë te neni 77 i Ligjit për Prokurimin Publik.

Fakti që në fund të procedurës mbeti vetëm një ofertë e vlefshme ka ngritur dyshime mbi nivelin e konkurrencës reale në këtë tender.

Në bashkimin fitues bën pjesë edhe kompania “UDHA” SHPK, e njohur më parë si “Vllaznia Ndërtim”, në pronësi të Arben Çelës, ish-kandidat i Partisë Demokratike për kryetar bashkie. Emri i tij është përmendur në raportime të ndryshme mediatike lidhur me përfitimin e kontratave publike.

Po ashtu, pjesë e bashkimit fitues janë edhe “FUSHA” SHPK, kompania e drejtuar nga Çim Fusha, si dhe “TAULANT” SHPK, në pronësi të Ditika Qatipit, kompani që kanë qenë fituese edhe në procedura të tjera prokurimi publik ndër vite.

Mbetet për t’u parë nëse kjo procedurë do të ankimohet nga operatorët e skualifikuar ose nëse do t’i nënshtrohet një verifikimi nga institucionet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.