Kërcet arma në Elbasan, tre adoleshentë të plagosur
Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në Elbasan, ku një përplasje mes disa adoleshentësh ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe tre të rinj të plagosur.
Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Renaldo Mançe, 31 vjeç. Sipas policisë, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur fillimisht si një debat mes të rinjve, por situata ka dalë jashtë kontrollit, duke degraduar në dhunë të armatosur. Si pasojë, tre prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke nisur kontrollet për kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa deri tani motivet mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të dalin me një reagim zyrtar për të dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e të plagosurve dhe gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe për ecurinë e hetimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



