E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sazani dhe Zvërneci po vizitohen më shumë, protestat shtuan turistët
Lajme

Sazani dhe Zvërneci po vizitohen më shumë, protestat shtuan turistët

Gazetari Algert Harizaj ka folur nga Vlora për emisionin “Now” lidhur me ecurinë e sezonit turistik, duke deklaruar se protestat e fundit nuk kanë pasur ndikim te fluksi i pushuesve që kanë zgjedhur jugun e vendit për pushime.

Sipas Harizajt, nga ajo që vërehet çdo ditë në terren, turistët nuk e kanë konsideruar situatën politike apo protestat si faktor vendimtar në zgjedhjen e destinacionit të tyre.

Madje, sipas tij, zhvillimet e fundit kanë sjellë një vëmendje më të madhe për disa prej zonave turistike të Vlorës, veçanërisht për Sazanin, Karaburunin dhe Zvërnecin.

“Me atë që shoh çdo ditë në terren, qytetarët nuk e kanë pasur si shqetësim ndikimin e protestave në zgjedhjen e destinacionit. Përkundrazi, ajo që ka ndodhur duket se i ka dhënë më shumë famë zonës së Vlorës, plazhit të Zvërnecit, Karaburunit dhe Sazanit”, tha Harizaj.

Ai shtoi se për shumë prej turistëve që mbërrijnë në Vlorë, vizita në këto zona është tashmë pjesë e pandashme e itinerarit.

“Kush vjen në Vlorë, e ka thuajse të përcaktuar që të vizitojë Sazanin, Karaburunin dhe Porto Novon”, u shpreh gazetari.

Harizaj theksoi se këto destinacione vijojnë të kenë një numër të lartë vizitorësh çdo ditë, ndërsa kërkesa më e madhe mbetet për ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.

“Nga informacionet që kam dhe nga të dhënat e Kapitenerisë së Vlorës, rreth 1000 persona në ditë shkojnë drejt këtyre destinacioneve. Ka qindra gomone, skafe dhe mjete turistike që çdo ditë lundrojnë drejt Sazanit dhe Karaburunit”, deklaroi gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.