Del fotoja e policit nga Kosova që gjend i pajetë në Kukës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë.
Viktima është identifikuar si Shaban Hajdari, 35 vjeç, banues në Prizren, i cili ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë pranë Policisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila bëri me dije se është njoftuar nga autoritetet shqiptare për gjetjen e një personi pa shenja jete rreth orës 08:25 në varrezat e fshatit Morinë.
Sipas njoftimit zyrtar, pas mbërritjes së shërbimeve në vendngjarje dhe kryerjes së procedurave të identifikimit, është konfirmuar se personi me inicialet SH.H., 35 vjeç, ishte zyrtar policor i Policisë së Kosovës.
Nga hetimet paraprake të autoriteteve shqiptare dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri. Arma që dyshohet se është përdorur në ngjarje është sekuestruar dhe është marrë në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përfshirë mënyrën se si ka ndodhur vdekja dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në sqarimin e rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



