E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ina Zhupa “gozhdon” Pirro Vëngun: Ku janë dy avionët për zjarret?
Lajme

Ina Zhupa “gozhdon” Pirro Vëngun: Ku janë dy avionët për zjarret?

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur akuza në Kuvend ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohen situatat emergjente në vend, veçanërisht përballimin e zjarreve.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa ironizoi ministrin duke e pyetur për dy avionët që, sipas saj, ishin paralajmëruar për ndërhyrje në rastet e zjarreve, por që ende nuk janë parë në operacione.

Deputetja e opozitës vijoi sulmet ndaj mazhorancës, duke deklaruar se institucionet shtetërore funksionojnë sipas saj në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe jo të qytetarëve.

“Je në SPAK, ku janë dy avionët për zjarre Pirro? Nuk jemi njëlloj. Ndaj do krahasohemi dhe na krahasojnë! Të gjithë punoni me një qëllim, t’i shërbeni Ramës, pasurimit të tij, të rregulloni ndonjë punë për vete”, deklaroi Zhupa.

Ajo kundërshtoi gjithashtu deklaratat e bëra nga deputeti Taulant Balla, duke thënë se pretendimi se Gazment Bardhi kishte shmangur pjesëmarrjen në mbledhje nuk ishte i vërtetë, pasi sipas saj opozita ndodhej në një takim të Konferencës së Kryetarëve.

Në vijim të debatit, Zhupa kritikoi qeverinë edhe për menaxhimin e fondeve të emergjencave, duke pretenduar se ato nuk po përdoren për nevojat e qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore.

“Duhet të ishe ngritur për ata qytetarët e përmbytur në Sarandë. I keni çuar fondet e Emergjencës për ahengje!”, tha deputetja e PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.