Elektriçisti humb jetën nga kontakti me rrymën në Pogradec
Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e së dielës në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, A. Beqiri, rreth 60 vjeç, dyshohet se ishte duke ndërhyrë për riparimin e një linje elektrike të dëmtuar, kur është goditur nga rryma elektrike, duke humbur jetën në vend.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së elektricistit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



