Cucurrella çmend rrjetin, bën tatuazh trajnerin Luis de la Fuente
Marc Cucurella nuk u tërhoq nga fjala e dhënë. Mbrojtësi i kombëtares së Spanjës ka habitur tifozët pasi ka realizuar një tatuazh me portretin e trajnerit Luis de la Fuente, menjëherë pas triumfit historik të “La Roja” në Kupën e Botës.
Gjithçka kishte nisur si një premtim para finales së madhe. Futbollisti kishte deklaruar publikisht se, nëse Spanja do të shpallej kampione, do ta përjetësonte në trup figurën e teknikut që e udhëhoqi drejt suksesit.
“Nëse fitojmë, do të bëj tatuazh fytyrën e Luis de la Fuente. Dua ta vendos në një vend të dukshëm, sepse jam i sigurt që të gjithë do ta shohin”, ishte shprehur Cucurella në prag të ndeshjes vendimtare.
Dhe kështu ndodhi. Spanja arriti të triumfojë ndaj Argjentinës me rezultatin minimal 1-0 në finalen e madhe, duke siguruar titullin e dytë kampion bote në historinë e saj. Pas festimeve, Cucurella publikoi në rrjetet sociale imazhin e tatuazhit të ri, duke konfirmuar se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga premtimi.
Gjatë gjithë turneut, mbrojtësi ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës spanjolle, ndërsa raporti i tij me trajnerin Luis de la Fuente u forcua ndjeshëm në rrugën drejt trofeut. Tashmë, portreti i teknikut kampion është bërë pjesë e përhershme e trupit të tij, si simbol i një prej momenteve më të mëdha në historinë e futbollit spanjoll.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



