E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Krutanët të mbajnë zhurmat dhe ndotjen, paratë i merr Tirana
Lajme

Krutanët të mbajnë zhurmat dhe ndotjen, paratë i merr Tirana

Lutfi Dervishi ironizon reformën territoriale

Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar me tone ironike ndaj propozimeve të fundit të Partisë Socialiste për reformën territoriale, duke vënë në pikëpyetje logjikën e ndarjes së re administrative, veçanërisht për zonën e Rinasit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dervishi ndalet te mundësia që aeroporti i Rinasit të kalojë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, duke ngritur një debat mbi shpërndarjen e përfitimeve dhe kostove për komunitetet lokale.

Ai sjell në vëmendje modele nga vende të tjera europiane, ku aeroportet menaxhohen nga njësitë administrative ku ndodhen fizikisht, duke garantuar që përfitimet ekonomike t’i mbeten komunitetit përkatës. Sipas tij, kjo nuk është rastësi, por një praktikë që synon balancimin e zhvillimit lokal me ndikimin që këto infrastruktura kanë në territor.

Dervishi paralajmëron se nëse ndryshimet e propozuara zbatohen, Bashkia e Krujës mund të humbasë të ardhurat që gjeneron aeroporti, ndërkohë që banorët do të vazhdojnë të përballen me pasojat direkte si zhurma, ndotja dhe rreziku i shtuar.

Sipas tij, një reformë territoriale duhet të ketë në thelb drejtësinë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ku komunitetet përfitojnë nga asetet që kanë në territor dhe nuk mbajnë vetëm kostot e tyre.

Ky reagim vjen në një moment kur drafti i reformës territoriale ka hapur debate të forta politike dhe publike, lidhur me ndikimin që do të ketë në zhvillimin ekonomik dhe autonominë e pushtetit vendor.

Reagimi i plotë:

Edhe Rinasi i takon Tiranës?
Aeroporti i Brukselit është në komunën Zaventem.
Aeroporti i Beogradit është në komunën Surçin.
Aeroporti i Romës është në komunën Fiumicino.
Nuk është rastësi sepse kudo ku ndodhet aeroporti, përfiton edhe komuniteti që e ka në territorin e vet.
Po ketu? Lajmi fundit: Rinasi do t’i kalojë Tiranës.
Komuniteti të paktën le të mbajë aeroportin që ka në territorin e vet. Apo logjika është tjetër: banorët të marrin zhurmën, ndotjen dhe rrezikun, ndërsa të ardhurat që gjeneron aeroporti të fluturojnë diku tjetër?
Në fund të fundit, thelbi i një reforme territoriale është që: komuniteti të përfitojë nga pasuritë dhe asetet që ndodhen në territorin e tij, jo vetëm të mbajë kostot e tyre.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.