Vendi ‘zien’ nga protestat, Rama ‘ikën për Dhërmi lalee’ (VIDEO)
Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë pa ndërprerje dhe kanë hyrë në ditën e 66-të, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit duket se po vazhdon normalisht pushimet verore në jug të vendit.
Kreu i qeverisë është parë këtë të martë në zonën e Dhërmiut, ku është filmuar duke lundruar me skaf në det. Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga një prej faqeve më aktive në mbështetje të protestave qytetare.
Në video, Rama shfaqet i qetë dhe i relaksuar, i veshur me kapele dhe syze dielli, ndërsa shijon momentet në det në shoqërinë e bashkëshortes. Në skaf vihet re edhe prania e dy fëmijëve të vegjël, duke e kthyer këtë dalje në një moment familjar.
Prej ditësh në protestat qytetare është pretenduar se presioni i tyre ka ndikuar në ndryshimin e agjendës së kryeministrit, duke e detyruar atë të ndërpresë pushimet. Megjithatë, pamjet e fundit sugjerojnë të kundërtën, duke treguar se Rama ka vijuar rutinën e zakonshme verore pas përfundimit të sesionit parlamentar.
Shfaqja e tij në Dhërmi vjen në një moment kur situata politike në vend mbetet e tensionuar dhe protestat vazhdojnë të mbajnë të njëjtin ritëm, duke rritur kontrastin mes realitetit në terren dhe aktivitetit të kreut të qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





