Mbreti ngazëllehet nga plazhi për lajmin e madh të shtetit digjital
Kur nuk ke punë luaje derën!
Nga vapa dhe shezlongu ku po rrezëllitet mbreti ynë desh shkuli mjekrën nga lajmi i pabesueshëm: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike?
Me siguri Ermal Beqiri nuk e ka mësuar akoma lajmin nga burgu se Shqipëria është ngjitur në vendin e parë në botë në National Cyber Security Index, me 98.33 pikë.
Edhe ortaku i tij Gys Agasi që është në kërkim nuk e kupton rëndësinë e lajmit. Linda Karçanaj e ka mendjen tjetërkund. Gerond Meçe dhe Armandi apo Daniel Shima po shijojnë milionat e mbetura dhe tallen kur lexojnë lajmin e pabesueshëm por të vërtetë mbi statistikat ndërkombëtare.
AKSHI që tani është bërë SHA, nuk ka më probleme tenderësh është institucioni që ka administruar dhe tenderuar ndër vite projekte me vlera që afrojnë 1 miliard euro, është prej kohësh në qendër të debateve dhe hetimeve të organeve të drejtësisë.
Në SPAK janë kapicë dosjet që lidhen me procedura tenderimi dhe zyrtarë të administratës publike të lidhur me sistemet dhe kontratat e teknologjisë së informacionit.
Bashkë me lajmin e madh, kryeministri duhet t’u përgjigjet qytetarëve:
Si mund të tallesh kaq haput me Shqipërinë si “fuqi botërore” të teknologjisë, ndërkohë që qytetarët përballen me probleme serioze pikërisht në sistemet digjitale të shtetit?
E-Albania që punon sipas motit me diell, nuk është thjesht një platformë teknologjike. Ajo është porta përmes së cilës qytetari komunikon me shtetin. Ke parasysh se mirëmbahen dhe kanë të dhënat dhe Ermali dhe Gysi. Aman se mund të na hedhin në erë po të duan duke na çuar tek defterët dhe sportelet. Duhet mbajtur mirë privatisht me këta të dy.
Kadastra digjitale nuk është thjesht një databazë. Ajo lidhet drejtpërdrejt me pronën, pasurinë dhe të drejtën e qytetarit.
Denoncime dhe raste të raportuara për probleme me të dhënat, ndryshime të regjistrimeve, konflikte pronësie apo pretendime për fshirje dhe manipulim të të dhënave në sistemet shtetërore, nuk mund të mbyllet me një lajm dhe një grafik ndërkombëtar për sigurinë kibernetike.
Sepse siguria kibernetike nuk është vetëm të mos të hyjë hakeri nga jashtë.
Është edhe të dish:
Ermali dhe Gysi kanë akses.
Që mund të ndryshojnë ndonjë të dhënë?
Kush e autorizon?
Kush e regjistron ndryshimin?
Kush mban përgjegjësi nëse një pronë ndryshon në sistem?
Nëse një sistem është i mbrojtur nga sulmet e jashtme, por qytetari nuk ka garanci absolute për integritetin e të dhënave të tij, atëherë kemi një problem tjetër: jo domosdoshmërisht të sigurisë së serverit, por të qeverisjes së të dhënave.
Dhe këtu propaganda nga plazhi i Dhërmit nuk mjafton.
Nuk mund të thuash:
“Jemi të parët në botë.”
dhe në të njëjtën kohë t’u thuash qytetarëve:
“Për pronën tuaj, për një dokument që mungon, për një të dhënë që ka ndryshuar ose për një problem në sistem, drejtohuni në sportel dhe gjeni zgjidhjen.”
Është turp e faqja e zezë që një shtet të krenohet me miliarda euro të investuara në teknologji, ndërkohë që institucionet që kanë menaxhuar këto fonde përballen me pikëpyetje të forta publike dhe me hetime të drejtësisë.
Nuk mund të përdorësh progresin teknologjik si mburojë për të mos dhënë llogari për dështimet, abuzimet apo dyshimet që shfaqen brenda këtij sistemi.
Në fakt, sa më shumë digjitalizohet shteti, aq më e vogël është transparenca.
Sepse një dokument i humbur në një zyrë është një problem administrativ.
Një e dhënë e ndryshuar në mënyrë të paligjshme në një sistem shtetëror mund të bëhet problem i së drejtës së pronës.
Lajmi i madh për vendin e parë në më parë kalon nga standarti i Ermal Beqirit.
Ai ka në dorë të mbrojtur të drejtat e qytetarëve brenda këtyre serverëve.
Nuk ka pasqyrë më të mirë se bëmat e AKSHI-it me dy kalorësit e nderit Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi për transparencën, vjedhjet e shekullit me letra bakalli. Ky është lajmi i vërtetë, jo renditja dhe ky grafik i sigurisë. Meqë ra fjala, provoje një herë vetë të shkarkosh një dokument nga plazhi. E fundit: kërkoi nder Ermalit dhe Gysit që të bëjmë pagesat në Thesarin e Shtetit me programin që ishte se po bëhen me dorë o mbret, si në kohën e Berishës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



