E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri në Lurë, procedohen shefi i monitorimit dhe dy roje mjedisi
Lajme

Zjarri në Lurë, procedohen shefi i monitorimit dhe dy roje mjedisi

Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë edhe përgjegjësitë e personave që kishin detyrë mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e territorit.

Në kuadër të hetimeve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për tre persona, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në hetim janë vënë K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, të dy banues në Dibër, si dhe A. L., 64 vjeç, banues në Tiranë. Sipas të dhënave të bëra publike, dy prej tyre ushtronin detyrën e rojes së mjedisit, ndërsa personi i tretë ishte përgjegjës për monitorimin e Parkut Kombëtar të Lurës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se personat përgjegjës nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbikëqyrjen, ruajtjen dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve në zonën që kishin nën përgjegjësi.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në territor, duke përfshirë djegien dhe dëmtimin e disa hektarëve sipërfaqe pyjore në Parkun Kombëtar të Lurës.

Paralelisht me hetimin për përgjegjësitë e personave të ngarkuar me mbrojtjen e territorit, policia po vijon punën për identifikimin e personit ose personave që dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin.

Autoritetet po mbledhin prova dhe informacione për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur si pasojë e rrethanave të tjera, me synim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, nëse ata identifikohen.

Materialet e grumbulluara gjatë hetimit i janë përcjellë Prokurorisë së Dibrës, e cila do të vijojë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.