E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekzekutimi i bab e bir në Dukagjin, policia zbardh detajet e ngjarjes
Lajme

Ekzekutimi i bab e bir në Dukagjin, policia zbardh detajet e ngjarjes

Policia ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Dukagjin të Shkodrës, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin.

Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, babë e bir, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Aleks Preka.

“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.”, njofton Policia.

Pas marrjes së informacionit, forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Zona ku ka ndodhur krimi është një territor i thellë malor, çka e vështirëson ndërhyrjen e shërbimeve të Policisë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e krimit, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve që çuan në vrasjen e babë e bir dhe plagosjen e personit të tretë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.