E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi 11 mln euro për trenat, Progeen merr kontratën 9.6 mln euro
Lajme

Tenderi 11 mln euro për trenat, Progeen merr kontratën 9.6 mln euro

Një bashkim kompanish mes Progeen, Beqiri dhe Hydron Eng Consulting është shpallur fituesi i tenderit 11 milionë euro për ndërtimin e ofiçinës së trenave që do të përshkojnë linjën Tiranë-Durrës.

Hekurudha Shqiptare shpalli fituesin e kontratës së majme duke përzgjedhur bashkimin e këtyre kompanive si kontraktorin që hartojë projektin e ndërtuar dhe më pas do të ndërtojë bazën mekanike për mirëmbajtjen e trenave ‘Depo”, Tirane – Durres – Rinas”. Oferta fituese ishte 9.6 milionë euro ose gati 1.4 milionë euro më poshtë se vlera limit.

Biznes brenda llojit/ Progeen merr tenderin 10 mln euro për ndërtimin

Megjithatë proçedura e prokurimit rezultoi me garë minimale. Veç ofertës fituese të bashkimit të tre kompanive, në garë pati dhe vetëm një ofertë tjetër, që ishte ajo e bashkimit A.N.K & A.E Enginering, të cilat ofruan vlerën 9.83 milionë euro.

Kontrata do të zbatohet sipas modelit Design & Build (me çelësa në dorë), ku Kontraktori mban përgjegjësi të plotë për realizimin e projektit në të gjitha fazat e tij, duke përfshirë projektimin, ndërtimin, furnizimet, instalimin e sistemeve, testimin, komisionimin dhe dorëzimin përfundimtar funksional të objektit.

Lidhjet e arta të Kuçukut
Progeen është një produkt kryekëput Rilindës. Ajo është themeluar në shtator të vitit 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve. Por kompania nisi të rritej me ritme të shpejta. Rritja e saj ka qenë e jashtëzakonshme veçanërisht në 5 vitet e fundit.

Progeen zotërohet nga biznesmeni Genc Kuçuku. Zoti Kuçuku është bashkëshorti i një drejtoreshe të lartë në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit. Kompania ka marrë leje të shumta ndërtimi në Tiranë, përfshirë një kullë 52 kate në bashkëpunim me Smart Construction të Redi Strugës.

Biznes brenda llojit/ Progeen merr tenderin 10 mln euro për ndërtimin

Kulla e Kucukut dhe Redi Struges

Por paralelisht kjo kompani ka përfituar masivisht edhe kontrata publike nga qeveria, veçanërisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Tashmë Progeen do të jetë ndërtuesja e ofiçinës së trenave elektrikë, që do të udhëtojnë në aksin Tiranë-Rinas Durrës për 9.6 milionë euro./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.