E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seno shpërthen ndaj Rogertit dhe paralajmëron Labin
Lajme

Seno shpërthen ndaj Rogertit dhe paralajmëron Labin

“Kujdes, do të të sulmojë ty të parin”

Seno, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka reaguar për përfshirjen e Labit dhe Rogertit në “Big Brother VIP”, duke shprehur mbështetjen e tij për Labin, por njëkohësisht duke paralajmëruar këtë të fundit për një përplasje të mundshme me Rogertin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Seno komentoi vendimin e Labit për të hyrë në format si një lojtar i vetëm, duke e shoqëruar deklaratën me një këshillë për të.

“Më bëri përshtypje fakti që Labi donte të hyjë në Big Brother si një lojtar i vetëm. Unë një këshillë do i thoja Labit, që ka mënyra të tjera me mbyt veten, se Rogerti të parin që ka për të sulmuar do të jesh ti, o Lab”, shprehet Seno.

Më tej, ai hodhi një tjetër kunj ndaj Rogertit, duke pretenduar se ndikimi i tij mund të ndryshojë edhe drejtimin muzikor të Labit.

“Do të të devijojë dhe nga rryma muzikore që ti për shumë vite ke krijuar. Prej në popullore po të kalon në hip-hop, muzika rrugu-tuku që ka qejf Rogerti”, tha ai.

Në fund, Seno bëri të qartë se mbështetja e tij në këtë përballje shkon për Labin, duke deklaruar se do ta votojë atë.

“Gjithsesi, suksese. Unë jam me Labin, Labin do të votoj. Rogert, suksese gjithsesi”, përfundoi Seno.

Deklarata e tij vjen në një moment kur dinamika mes banorëve të “Big Brother VIP” po tërheq vëmendjen e publikut, ndërsa komentet dhe përplasjet mes personazheve vijojnë të jenë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.