E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi detate pranë Qipros, përmbyset anija me 267 persona:
Bota

Tragjedi detate pranë Qipros, përmbyset anija me 267 persona:

7 viktima dhe 23 të zhdukur

Një tragjedi detare është regjistruar pranë brigjeve të Kyrenias, në veri të Qipros, ku anija “FILOJET”, me 267 persona në bord, është përmbysur pasi nisi të merrte ujë.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet e fundit brenda anijes. Pasagjerët përfshihen nga paniku, ndërsa mjeti lundrues humbet qëndrueshmërinë dhe më pas përmbyset.

Anija ishte nisur nga porti i Kyrenias drejt Taşucut, në provincën turke të Mersinit. Pak kohë pas nisjes, ekuipazhi raportoi se në anije po hynte ujë. Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Ngjarja ndodhi rreth katër milje detare larg Kyrenias, duke aktivizuar një operacion masiv kërkim-shpëtimi. Në operacion u angazhuan Roja Bregdetare e Qipros së Veriut dhe ajo e Turqisë, helikopterë dhe mjete civile, të cilat ndihmuan në nxjerrjen e pasagjerëve nga deti.

Sipas bilancit paraprak të raportuar nga autoritetet, 237 persona janë shpëtuar, shtatë kanë humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkakut të fundosjes së anijes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.