E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri  del jashtë kontrollit në Lundër
Flash

Zjarri del jashtë kontrollit në Lundër

Flakët arrijnë në vargmalin e Skënderbeut

Situata nga zjarri në fshatin Lundër është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi në terrenin malor, duke rrezikuar banesa, stalla, objekte bujqësore dhe sipërfaqe të mëdha pyjore.

Strukturat e emergjencave civile po punojnë për izolimin e vatrave, por ndërhyrja nga toka nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Përmasat e zjarrit, tymi i dendur dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndjeshëm punën e forcave zjarrfikëse.

Ekipet në terren po përpiqen të krijojnë një perimetër mbrojtës pranë zonave të banuara, ku rreziku për banesat dhe objektet bujqësore mbetet i lartë.

Për shkak të përhapjes së shpejtë, flakët kanë depërtuar deri në vargmalin e Skënderbeut. Në zonë kanë mbërritur edhe forcat e Policisë së Shtetit, të cilat po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për mbrojtjen e banorëve.

Në mbështetje të forcave tokësore është angazhuar edhe një helikopter i Emergjencave Civile. Mjeti fluturues ka nisur hedhjen e ujit mbi vatrat më të izoluara dhe të paarritshme nga toka, me synimin për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për ta vënë atë nën kontroll.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.