E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Ergys Agasi figuronte jashtë Shqipërisë kur u arrestua
Lajme

Deklarata e fortë: Ergys Agasi figuronte jashtë Shqipërisë kur u arrestua

Karamuço: Sipas TIMS-it të fundit, ka qenë në një udhëtim në Zvicër

Eksperti Ervin Karamuço ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, duke u ndalur veçanërisht te mënyra se si u lokalizua personi që prej rreth 8 muajsh ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Karamuço tha se, sipas të dhënave që rezultonin në sistemin TIMS, Agasi figuron ende jashtë Shqipërisë, ndërsa në realitet kishte të dhëna se ai ndodhej brenda vendit.

Eksperti sqaroi se të dhënat që shfaqen në sistem nuk përputhen domosdoshmërisht me lëvizjet fizike të personit, duke treguar se gjurma e fundit virtuale e Agasit lidhej me një udhëtim në Zvicër.

“Siç e përmendi edhe vetë avokati, TIMS-i i fundit… unë po të them çfarë rezulton virtualisht, jo fizikisht: ka qenë në një udhëtim në Zvicër. Aty ka humbur të gjitha gjurmët dhe më pastaj nuk dihej: nga Zvicra ka ardhur sërish në Shqipëri, si ka ardhur, ka vajtur në një vend tjetër e kështu me radhë. Dhe prej 8 muajsh është shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar dhe janë bërë të gjitha llojet e veprimeve për ta lokalizuar”, tha Karamuço.

Ai shtoi se informacioni për vendndodhjen e Agasit është siguruar nga BKH-ja, e cila kishte ndjekur akset rrugore dhe vendet ku lëvizte personi në fjalë. Më pas, sipas tij, këto të dhëna i janë kaluar forcave operacionale të Policisë së Shtetit për të vijuar ndjekjen dhe lokalizimin e tij.

Karamuço e konsideroi operacionin një tregues të bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, duke kundërshtuar pretendimet se mes dy institucioneve nuk ekziston një bashkëpunim i tillë.

“Nuk është sekret ta themi: ka një plan të mirëfilltë bashkëpunimi operacional midis SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, në lidhje me disa persona të cilët janë në kërkim nga ana e SPAK-ut, por kanë ende veprimtari në Republikën e Shqipërisë dhe shfaqin rrezikshmëri të lartë. Nuk po them për rastin e Ergys Agasit, por ishte një emër që sigurisht ishte vendosur si ultimatum për të parë nëse policia e ka seriozisht me këtë plan operacional edhe për emra të tjerë apo jo.”

Më tej, eksperti solli në vëmendje edhe një telefonatë që, sipas tij, i ka dhënë bindjen se operacioni ishte rezultat i një bashkëpunimi institucional.

“Ka qenë një telefonatë ajo që më ka bindur, nga Paraguai, ku ka qenë një vizitë pune e vetë drejtuesit të Prokurorisë Klodian Braho drejtuesit tjetër të linjës së krimit të organizuar Vladimir Mara, që kanë falënderuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë operacion. Me këtë ne fshijmë njëherë e mirë çdo lloj paragjykimi të policisë që çfarë ka ndodhur deri më sot. Gjithë ato akuza që policia është e shitur e të tjerë e të tjerë…”

Karamuço u shpreh gjithashtu kundër ngritjes së dyshimeve apo teorive të ndryshme rreth mënyrës së arrestimit të Agasit, duke përmendur edhe pretendimet për një “dorëzim të kontrolluar” apo për tradhti nga persona të ndryshëm.

“Pra në rastin konkret ne nuk mund dot të hedhim hije dyshimi ‘jo dorëzimi i kontrolluar’, ‘jo çfarë kam dëgjuar këto ditë’. Absolutisht! ‘E tradhtoi kush’ apo ku di unë, nuk u hyjmë këtyre teorive konspirative”, tha ndër të tjera Karamuço në Erla Now.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.