E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK nis hetimet ndaj Ami Kozelit për farsën e mirëmbajtjes së rrugëve
Ekonomi

SPAK nis hetimet ndaj Ami Kozelit për farsën e mirëmbajtjes së rrugëve

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për një aferë të dyshuar korruptive në tenderin 50 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale. Nisja e hetimeve vjen pas një investigimi të Kapitalit, që faktoi se ARRSH kishte kualifikuar një kompani me letra false në njëri nga katër lotet e tenderit.

Bëhej fjalë për lotin 2, i cili kishte fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose rreth 12 milionë euro.

Kapitali ka mësuar se pak ditë më parë, SPAK ka nisur shkresë zyrtare në ARRSH, ku i kërkon këtij institucioni informacion dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit për proçedurën në fjalë të prokurimit.

Fillimisht ky tender u kallëzua në prokurorinë e Tiranës. Por burimet i thanë Kapitalit se tashmë ka hyrë në lojë SPAK, në atë që dyshohet si farsa 50 milionë euro e mirëmbajtjes së rrugëve.

Nuk dihet nëse SPAK do t’i shtrijë hetimet edhe tek Komisioni i Prokurimeve Publike. Kjo pasi, veprimet e paligjshme të ARSH, e cila kualifikoi kompaninë Bami me letra false, u çertifikuan edhe nga KPP përmes një vendimi skandaloz./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.