Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Vendimi është bërë i ditur gjatë mbledhjes së qeverisë, ku mësohet se Sala ka komunikuar largimin e saj dhe ka deklaruar se do të vijojë angazhimet dhe projektet e saj akademike.
Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u përfshi në kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.
Para marrjes së detyrës në qeveri, Sala kishte ndërtuar një karrierë në fushën e mjekësisë dhe akademisë. Ajo është mjeke radiologe dhe ka punuar në institucione prestigjioze ndërkombëtare të shëndetësisë, përfshirë Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë.
Dorëheqja e saj vjen pak më pak se një vit pas marrjes së drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Deri tani nuk është bërë publik emri i personit që pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas largimit të Evis Salës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



