E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skënder Hita zbarkon në Korçë, takim me drejtuesit e Policisë
Lajme

Skënder Hita zbarkon në Korçë, takim me drejtuesit e Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku është pritur nga drejtuesi i kësaj drejtorie, Vilson Bala.

Vizita zhvillohet në kuadër të takimeve që kreu i Policisë së Shtetit po zhvillon në drejtoritë vendore në qarqe, me fokus përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor.

Gjatë takimit në Korçë pritet që Hita t’u përcjellë drejtuesve porositë dhe udhëzimet për masat që duhet të merren me rastin e fillimit të procesit mësimor, veçanërisht sa i përket sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë edhe problematikat që lidhen me rendin dhe sigurinë në juglindje të vendit.

Hita pritet të zhvillojë një takim me drejtuesin e DVP Korçë, shefat e sektorëve dhe drejtuesit e seksioneve, ku do të analizohen çështjet që kërkojnë vëmendje të veçantë dhe masat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e situatës së sigurisë.

Takimet e drejtuesit të Policisë së Shtetit në drejtoritë vendore po zhvillohen në prag të nisjes së procesit mësimor, me synim koordinimin e strukturave lokale dhe forcimin e masave të sigurisë gjatë kësaj periudhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.