E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “i kopsit” letrat Lamallarit, zbulohet emri i zëvëndësuesit të tij
Lajme

Rama “i kopsit” letrat Lamallarit, zbulohet emri i zëvëndësuesit të tij

Kryeministri Edi Rama pritet të ndërmarrë sot ndryshimet e para në kabinetin qeveritar, me lëvizjen që raportohet të nisë nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve që qarkullojnë për mbledhjen e qeverisë, e cila pritet të zhvillohet në orën 10:00, Besfort Lamallari mund të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm. Në vend të tij, emri që po përflitet për drejtimin e këtij dikasteri është ai i Ervin Demos.

Lëvizjet në qeveri janë përfolur prej disa javësh, duke nxitur diskutime për një riformatim të kabinetit të drejtuar nga Rama. Megjithatë, pritshmëritë për një njoftim të qartë mbi ndryshimet nuk u konkretizuan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri nuk bëri të ditura ndryshime të tilla.

Tashmë, sipas informacioneve të fundit, ristrukturimi i kabinetit mund të nisë pikërisht nga Ministria e Brendshme, me zëvendësimin e ministrit aktual dhe emërimin e një drejtuesi të ri.

Deri në këto momente, ndryshimet mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht. Vendimi pritet të bëhet i qartë pas mbledhjes së qeverisë dhe akteve që mund të miratohen gjatë saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.