E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim një 41-vjeçar
Lajme

Pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim një 41-vjeçar

Dyshime për shpërdorim detyre gjatë procedurës për ndryshimin e emrit me dokument identifikimi të falsifikuar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, në kuadër të një hetimi për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacionit është zbatuar masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për dy persona, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për O. O., 44 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ushtronte detyrën e punonjëses në një njësi administrative në kryeqytet, si dhe A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist IT pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për arrestimin e D. I., alias I. K., alias I. A., 41 vjeç, banues në Tiranë. Për të, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas të dhënave të hetimit, 41-vjeçari dyshohet se ka paraqitur një kërkesë për ndryshimin e emrit, duke përdorur një dokument identifikimi të falsifikuar.

Në vijim të kësaj procedure, dy punonjësit e pezulluar dyshohet se kanë kryer veprimet administrative që lidhen me aplikimin, pa kryer verifikimet e nevojshme për autenticitetin dhe vlefshmërinë e dokumentacionit të paraqitur.

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.