E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irini Qirjako rrëfen takimin me aktorin e Hollivudit: Donte foto me mua
Lajme

Irini Qirjako rrëfen takimin me aktorin e Hollivudit: Donte foto me mua

Këngëtarja Irini Qirjako ka ndarë një prej episodeve më të veçanta të karrierës së saj, duke sjellë në kujtesë takimin me yllin e Hollywood-it, Michael Douglas, gjatë vizitës së aktorit amerikan në Shqipëri në vitin 2000.

Qirjako tregoi se në atë periudhë ishte organizuar një koncert në Pallatin e Kongreseve nga Ministria e Kulturës. Ajo ishte pjesë e programit artistik dhe interpretoi një këngë polifonike shqiptare, performancë që, sipas rrëfimit të saj, tërhoqi vëmendjen e veçantë të Michael Douglas.

“Aktori i madh i Hollivudit, Michael Douglas kur ka qenë në Shqipëri në vitin 2000, Ministria e Kulturës organizoi një koncert te Pallati i Kongreseve. Unë kisha një këngë polifonike. Michael Douglas kur e dëgjoi ngeli pa frymë”, rrëfeu këngëtarja.

Pas përfundimit të interpretimit, Irini Qirjako mendonte se gjithçka kishte mbaruar dhe po përgatitej të largohej nga ambientet e koncertit. Në atë moment, ajo u ndalua nga truprojat e aktorit amerikan, të cilët i përcollën dëshirën e Douglas për ta takuar.

“Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Ata truprojat më thirrën: ‘Irini, Irini, mos ik, aktori i madh Douglas do të bëjë foto me ty’”, tregoi Qirjako.

Takimi mes tyre, sipas këngëtares, ishte i përzemërt. Ajo kujtoi se aktori e përqafoi dhe më pas i foli për përshtypjen që i kishte lënë interpretimi i saj.

“Më përqafoi me kaq dashuri. Tha: ‘Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte një mrekulli që kam parë në jetën time’”, u shpreh ajo.

Rrëfimi i Irini Qirjakos rikthen një episod të veçantë nga vizita e Michael Douglas në Shqipëri, por njëkohësisht edhe një moment që këngëtarja e ka ruajtur ndër kujtimet më të çmuara të rrugëtimit të saj artistik.

Takimi i vitit 2000, i nisur nga një interpretim polifonik në skenën e Pallatit të Kongreseve, mbeti për të një prej atyre momenteve të rralla që vijojnë të kujtohen me emocion edhe pas shumë vitesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.