E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilli Bashkiak i Matit voton pro bashkimit me Klosin
Lajme

Këshilli Bashkiak i Matit voton pro bashkimit me Klosin

Këshilli i Bashkisë Mat ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje të jashtëzakonshme, ku në fokus ishte projekt-drafti i reformës administrativo-territoriale 2.0, pas përfundimit të dëgjesave publike në tetë njësitë administrative.

Në mbledhje ishin të pranishëm 20 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët diskutuan propozimin e mazhorancës për bashkimin e Bashkisë Klos me atë të Matit. Sipas draftit, Klosi nuk do të vijojë të funksionojë si njësi më vete e vetëqeverisjes vendore.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimin e propozuar të organizimit territorial. Në përfundim, projekt-drafti u hodh në votim.

Nga 20 këshilltarët pjesëmarrës, 14 votuan në favor të propozimit, 5 kundër, ndërsa një këshilltar abstenoi.

Pas këtij vendimi, Këshilli Bashkiak Mat dhe kryetari i Bashkisë pritet t’i përcjellin Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e tyre për bashkimin e Matit dhe Klosit në një njësi të vetme të vetëqeverisjes vendore.

Sipas informacionit të raportuar, drafti përfundimtar i reformës administrativo-territoriale pritet të kalojë për votim në Kuvend më 8 tetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.