E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti i Ergys Yeffet-it dhe bandave me kuplara spiunazhi
Lajme

Shteti i Ergys Yeffet-it dhe bandave me kuplara spiunazhi

Satirë (ilustrim)

Është e trishtueshme që koha i dha të drejtë Publik Media-s. Kur ne tregonim me gisht shtetin paralel të Ergys Agasit, shumëkush habitej. Tani pyetjet nuk mund të shmangen më.

A është vënë Siguria Kombëtare në bankën e të pandehurve? A është formula Gys–SHISH–Roni thjesht një lidhje emrash, apo emri politik që qëndron mbi të është Edi Rama?

Nuk ka me turp se të arrestohet në detyrë drejtuesi i shërbimit sekret?

Shqipëria eshte vendi i tretë ku drejtuesja e shërbimit sekret vendoset nën masë sigurie dhe pezullohet nga detyra?

A është dosja e AKSHI-t vetëm kapitulli i parë i fakteve penale? Sa kapituj të tjerë pritet të hapen rrugës?

Kur Vlora Hyseni u vendos në krye të SHISH-it, përse nuk e kishte bekimin e partnerëve strategjikë amerikanë? Përse CIA ia kishte kthyer kurrizin një emri me besueshmëri të cenuar? Çfarë dinte NATO kur ajo u largua nga e njëjta detyrë në Kosovë?

Përse në Kosovë emri i saj lidhej në raportimet mediatike me dyshime për afërsi me Beogradin, ndërsa në Tiranë Edi Rama e konsideroi zgjedhjen e duhur?

Mos vallë vëllazëria politike Rama–Vuçiç kërkonte pikërisht një profil të tillë në krye të SHISH-it?

Gysi, Beqiri dhe zyra ku shteti hynte pa trokitur

Çfarë përfaqëson realisht Ergys Agasi në këtë histori?

A ishte ai thjesht një biznesmen me lidhje të fuqishme apo koordinatori i Edi Ramës me grupet kriminale?

Po Beqiri në Francë, sa prova ka në duar për Ramën, qeverinë, drejtësinë dhe strukturat e sigurisë?

Kush hynte dhe dilte nga zyra në Bllok?

Përse videot flasin për praninë e zyrtarëve të sigurisë, prokurorisë, gjykatave, policisë, Kadastrës, Parlamentit, biznesit dhe medias?

Përse në ato ambiente përmendej edhe Vlora Hyseni?

A drejtohej SHISH-i nga zyra zyrtare apo nga tryeza e Gysit?

A ishte Policia e Shtetit institucion kushtetues apo sektor shërbimesh pranë një tavoline biznesi kuplara.

Dhe, në fund, a ishte vërtet Gysi ai që drejtonte horizontalisht dhe vertikalisht këtë rrjet?

Apo Gysi ishte vetëm krahu, ndërsa koka quhej Edi Rama?

Kur droga, armët, korrupsioni dhe pastrimi i parave bashkohen në një paketë të vetme, kush e firmos paketën?

Ron Yeffet, trafiku i armëve dhe heshtja e SHISH-it

A del emri i Vlora Hysenit edhe në dosjen e Ron Yeffet-it dhe trafikut të armëve?

A kishte dijeni SHISH-i për aktivitetin, lidhjet dhe lëvizjet e Ron Yeffet-it?

Nëse kishte dijeni, përse nuk veproi?

Nëse nuk kishte dijeni, çfarë shërbimi sekret drejtonte Vlora Hyseni?

A mund të zhvillohej një trafik ndërkombëtar armësh pa u prekur radarët e SHISH-it, Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë së Shtetit dhe Kryeministrisë?

Çfarë përmbajnë përgjimet ku del ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në lidhje me Ron Yeffet-in?

Përse shfaqet edhe SHISH-i në këtë histori?

Dhe pyetja që mbetet mbi të gjitha: a është përsëri Edi Rama?

Këshilli i Sigurisë Kombëtare apo këshilli i dosjeve penale?

Ku ndodhet sot Siguria Kombëtare?

A është e vërtetë se pjesa dërrmuese e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është nën hetim, nën akuza ose e përfshirë në dosje të Prokurorisë së Posaçme?

Çfarë po hetohet për Presidentin Bajram Begaj lidhur me bazat detare?

Në sa dosje korrupsioni dhe trafiku përmendet Edi Rama?

Si mund të funksionojë Siguria Kombëtare kur drejtuesja e SHISH-it është nën masë sigurie dhe e pezulluar nga detyra?

Çfarë roli ka ministri Ermal Nufi në përgjimet për trafikun e armëve me Ron Yeffet-in?

A është Kadastra kthyer në një degë të mekanizmit Gys–Vlora–AKSHI?

Përse ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, është nën hetim?

Çfarë sigurie kombëtare garantonte ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, tashmë e pandehur?

Sa dosje ndjekin ish-ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga Porto Romano te mbetjet toksike?

Po anëtarët e tjerë të Këshillit, çfarë janë: vendimmarrës apo dekor institucional?

Kush ulej në karrigen e Shqipërisë në NATO?

Kush e përfaqësonte Shqipërinë në strukturat e Aleancës?

Institucionet e shtetit apo miqtë e bandave të Ramës dhe Gysit?

Çfarë informacioni të klasifikuar ka kaluar në duart e këtij rrjeti?

Sa i ekspozuar ka qenë vendi përballë shërbimeve të huaja?

A kishim një shërbim informativ shqiptar apo një kuplara spiunazhi ku takoheshin interesat kriminale, politike dhe të huaja?

A mund të quhet ende “shtet” një sistem ku policia, shërbimet sekrete, drejtësia, Kadastra, biznesi dhe politika shfaqen rreth të njëjtës tavolinë?

Apo emri i saktë është Mafia?

Po opozita, çfarë pret?

A mjaftojnë deklaratat, konferencat dhe fjalimet parlamentare përballë një sistemi të tillë?

Përse opozita nuk kërkon me urgjencë ndërhyrjen dhe asistencën e SHBA-së, Bashkimit Europian dhe NATO-s?

Përse nuk kërkon një hetim ndërkombëtar për cenimin e Sigurisë Kombëtare?

Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Parlamenti të konsiderohet i delegjitimuar?

A mund të vazhdojë normalisht një Kuvend kur institucionet kryesore të sigurisë janë përfshirë nga dyshime, hetime dhe masa penale?

Përse protesta 113-ditëshe duhet të qëndrojë jashtë Kuvendit, kur kriza ka hyrë prej kohësh brenda tij?

A nuk duhet presioni qytetar të zhvendoset aty ku prodhohet dhe mbrohet pushteti?

Në fund, kë do të “shesë” Edi Rama për të shpëtuar veten?

Gysin? Vlorën? Ronin? Ministrat? Policinë? Drejtësinë?

Apo ka ardhur momenti kur Rama duhet të “shesë” vetë Ramën?

Sepse këtu nuk diskutohet më fati i një partie.

Pyetja është nëse do të shpëtojë Shqipëria nga shteti i Ergys Yeffet-it dhe bandave me kuplara spiunazhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.