DENONCIMI “BOMBË”: Çfarë po ndodh me tenderët në Portin e Durrësit?
Drejtori Liburn Aliu në një histori alla Vlora Hyseni
Akuza të forta kanë mbërritur në redaksinë e Publik.al për drejtorin e Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Ndërkohë që media dhe i gjithë opinioni publik janë sy e veshë nga skandali i “Republikës së Gys Agasit”, një tjetër miniskandal po zhvillohet në Portin e Durrësit. Liburni e paska mendjen vetëm për seks, ndërsa Andrea dhe Pirro Vengu po bëkan namin me procedurat e tenderimit dhe fondet. Kap çfarë të kapësh!

Denoncimi anonim i mbërritur në redaksinë e Publik Media ngre akuza të rënda për mënyrën e administrimit të tenderëve dhe funksionimin e Autoritetit Portual të Durrësit.
Burimi pretendon se, ndërsa vëmendja publike është përqendruar te zhvillimet e fundit që lidhen me Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, në Portin e Durrësit po zhvillohen procedura që kërkojnë hetim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese.
Në denoncim përmenden me emra Andrea Shllaku dhe Pirro Vengu. Sipas burimit anonim, Shllaku, me mbështetjen e drejtuesve të lartë, dhe strukturat e lidhura me Vengun dyshohet se kanë marrë nën kontroll procedurat e tenderimit.

“Në Portin e Durrësit po bëhet nami. Andrea Shllaku dhe Pirro Vengu nuk lënë tender pa e përlarë”, thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksi.
Denoncuesi pretendon se Andrea Shllaku “ka marrë fuqinë” dhe deklaron se vepron me një mision të dhënë nga ish-drejtuesja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në denoncim hidhen akuza edhe për ish-drejtuesin e portit, Pirro Vengu.

Burimi paralajmëron se do t’i dërgojë Publik Media-s materiale të tjera, përfshirë fotografi, video të Liburnit dhe dokumente për procedura të reja tenderimi.
“Do t’ju nis një denoncim me foto dhe video për Andrean, i cili ka marrë fuqinë dhe thotë se kam mision nga shefe Bela. Do t’ju nis procedurat për vinçat e Piros, që po hetohet nga SPAK-u, dhe procedurat e freskëta për Andrea Shllakun”, shkruan denoncuesi.

Publik Media e publikon këtë denoncim për shkak të interesit të lartë publik që lidhet me administrimin e Portit të Durrësit dhe përdorimin e fondeve publike. Pretendimet e burimit anonim janë duke u verifikuar në mënyrë të pavarur nga dy gazetaret tona dhe, së shpejti, do të hetojmë me hollësi procedurat operacionale në Portin e Durrësit, nisur nga ky denoncim.
SPAK-u, Prokuroria e Durrësit, Agjencia e Prokurimit Publik dhe institucionet e kontrollit financiar duhet të verifikojnë procedurat e përmendura, kompanitë përfituese, kriteret e përdorura dhe rolin e çdo zyrtari.
Publik Media u kërkon personave të përmendur të japin versionin e tyre dhe garanton publikimin e plotë të çdo reagimi. Redaksia do të vijojë shqyrtimin e materialeve dhe dokumenteve që denoncuesi ka paralajmëruar se do të dërgojë.
Denoncimi i plotë:
Përshëndetje Publik media. U ka bo rozë rrjeti per Gysin tonë durrsak dhe kryespiunes Vlora Hysanaj por mos u beni merak . Në portin e Durresit po behet nami. Andrea Shllaku dhe Piro Vengu nuk lane tender pa pa perlare. Ndërsa drejtori po i merr hakun Vlores. E ka mendjen vetem per seks. Paska qene i marun per ate pune. Andrea kopsit me urdher te “shefes” dhe Piros se dy Vincave operacionin e tenderave ndërsa drejtor Liburni ose mbyllet ne zyre me dashurine e jetes ose e merr me vete dhe zhduket me dite pa ardhe ne zyre. Deri tani ja ka marre hakun Vlores. Gysi bam e Liburni bam bam. Do tju nis nje denoncim me foto e video bashke me Andrean qe ka marre fuqine dhe thote se kam mision nga shefe Bela. E di qe ju i publikoni ndaj do tju nis tjeter per vincat e Piros dhe procedura te freskta per Andrea Shllakun sapo ta publikoni kete.
Anonim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





