E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria pret sonte Bjellorusinë në “Air Albania”
Lajme

Shqipëria pret sonte Bjellorusinë në “Air Albania”

Aventura e Rolando Maran në stolin e Kombëtares shqiptare nis këtë të shtunë, me kuqezinjtë që presin Bjellorusinë në “Air Albania”, në orën 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, kompeticion ku kuqezinjtë synojnë të mbyllin grupin në vendin e parë.

Pas disa ditësh përgatitje, trajneri italian ka bërë të ditur se idetë për skuadrën që do të hedhë në fushë janë të qarta, por ka preferuar të mos zbulojë formacionin titullar.

“Nis aventura ime si trajner i Shqipërisë. Është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë dhe kjo më stimulon më shumë”, tha Maran.

Bjellorusia vjen në Tiranë pas një serie pozitive prej gjashtë ndeshjesh. Në krahun tjetër, objektivi i Shqipërisë është kreu i grupit, një synim që sjell edhe presion, siç pranoi kapiteni Berat Gjimshiti.

“Duam vendin e parë, të kemi mundësinë për të shkuar për herë të tretë në Europian. Ky është synimi dhe kjo është rruga e duhur”, theksoi Gjimshiti.

Për sfidën me Bjellorusinë, Maran ka lënë jashtë listës së ndeshjes Adrion Pajazitin, Luis Hasën, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni.

Gjithashtu, kuqezinjtë do të kenë mungesën e Qazim Laçit, i cili pësoi një dëmtim një ditë para ndeshjes. Lajmi i mirë për stafin teknik është rikuperimi i Kristjan Asllanit.

Në këtë grumbullim mungojnë gjithashtu Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani, ndërsa pas dy vitesh është rikthyer në Kombëtare portieri Etrit Berisha.

Pas përballjes me Bjellorusinë, Shqipërinë e presin edhe tri ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve: më 29 shtator ndaj San Marinos, më 3 tetor ndaj Finlandës dhe më 6 tetor sërish ndaj San Marinos.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj, Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Cristian Shpendi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.