Detaje të reja nga aksioni i SPAK, 17 persona nën masa sigurie
Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Adnand Xholi, kanë zbuluar, sipas dosjes, lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave.
Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Cafit dhe Indrit Dokles, numri i personave që përballen me masa sigurie në kuadër të kësaj dosjeje ka arritur në 17.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Endrit (Indrit) Dokle. Ndaj tij janë ngritur akuza që lidhen me trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Dokle nuk është gjetur gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në kuadër të operacionit “Muri i Lartë”.
Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Xholi, aktiviteti i grupit të Rrajave është dokumentuar në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe vepra të tjera të lidhura me krimin e organizuar.
Në kuadër të këtij hetimi janë përfshirë edhe emra si Bledar Cafi, i arrestuar në Shkodër, dhe Indrit Dokle.
Sipas të dhënave të dosjes, përfshirja e këtyre personave tregon për një rrjet që shtrihet në disa qarqe të vendit dhe, sipas hetimit, edhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



