E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: S’ka bir nënë t’më gjejë një qindarkë të tijën në xhepin tim!
Lajme

Rama: S’ka bir nënë t’më gjejë një qindarkë të tijën në xhepin tim!

Kryeministri nga Rinasi: Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, por pushtetin nuk e kam përdorur për para apo prona

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se gjatë viteve në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe më pas të qeverisë ka përdorur pushtetin për përfitime personale apo për të favorizuar investitorë.

Në një deklaratë nga aeroporti “Nënë Tereza”, Rama deklaroi se nuk ekziston, sipas tij, asnjë provë që të dëshmojë se ai ka përfituar financiarisht në këmbim të firmave të hedhura gjatë ushtrimit të detyrës.

Reagimi i kryeministrit erdhi në kuadër të debatit publik mbi akuzat për korrupsion dhe marrëdhëniet mes politikës, institucioneve shtetërore dhe sipërmarrësve. Rama tha se çdo person që ka përfituar të drejtën për të zhvilluar një pronë apo për të realizuar një investim përmes vendimeve të institucioneve që ai ka drejtuar, e ka bërë këtë në përputhje me ligjin.

“Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë, apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër. Nuk ka ndodhur kurrë”, deklaroi Rama.

Rama: Nuk jam engjëll, por nuk e kam përdorur pushtetin për pasuri

Kryeministri pranoi se nuk e konsideron veten të pagabueshëm, por mohoi kategorikisht që të ketë përdorur funksionet publike për të përfituar para apo prona.

Sipas tij, pushteti që i është dhënë përmes votës nuk është përdorur për favore të paligjshme apo marrëveshje të fshehta me investitorë.

“Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj për para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se personat dhe kompanitë që kanë përfituar të drejta zhvillimi apo kanë realizuar investime gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë, sipas tij, nuk kanë marrë favore të paligjshme prej tij.

“Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas. E di shumë mirë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme”, tha kryeministri.

“Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin”

Në deklaratën e tij, Rama e lidhi qëndrimin ndaj akuzave për korrupsion edhe me mënyrën se si e sheh trashëgiminë e tij politike.

Kryeministri tha se synimi i tij gjatë viteve në politikë ka qenë ndryshimi i Tiranës dhe Shqipërisë, ndërsa mohoi se motivi i tij ka qenë pasurimi personal.

“Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, deklaroi Rama.

Në një reagim të publikuar më herët nga Kryeministria, Rama ka mohuar gjithashtu publikisht akuza për përfitime personale nga firmat e tij si kryebashkiak dhe kryeministër, duke argumentuar se nuk është paraqitur një provë që lidh pasurinë e tij me vendimmarrjen publike.

“Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk ka lindur ende ai lloj fenomeni. Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj pwr para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas, e di shumë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme. Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”,- tha Rama.

Deklarata e fundit e kryeministrit rikthen në qendër të debatit publik çështjen e përgjegjësisë politike dhe penale për vendimmarrjet e marra gjatë viteve të qeverisjes, si dhe mënyrën se si duhen trajtuar akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.