E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitimet marramendëse të kompanisë së Ergys Agasit
Denoncime

Fitimet marramendëse të kompanisë së Ergys Agasit

Kompania e Ergys Agasit, nën hetim nga SPAK, raportoi xhiro 2.4 milionë euro në vitin e parë

Të dhënat financiare të kompanisë së lidhur me Ergys Agasin, i arrestuar me urdhër të SPAK-ut në kuadër të hetimeve për grup të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t, po rikthejnë në vëmendje shifrat e larta të raportuara që në vitin e parë të aktivitetit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania dhe të përllogaritura, kompania e krijuar në shtator të vitit 2023, deklaroi rreth 2.4 milionë euro xhiro brenda atij viti.

Fakti i pazakontë eshtë  raporti mes fitimit dhe xhiros, që sipas përllogaritjes arrinte në rreth 96 për qind. Kjo shifër ngre pikëpyetje për mënyrën si është krijuar dhe administruar aktiviteti ekonomik i kompanisë.

Publik Media i ka publikuar më herët këto të dhëna, duke ngritur pyetje për rritjen e shpejtë të kompanisë EA Solution dhe fitimet e saj. Arrestimi i Agasit dhe hetimet e SPAK-ut e rikthejnë çështjen në vëmendje publike.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.