E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuqezinjtë drejt Helsinkit, Hasa mbetet jashtë sfidës me Finlandën
Sport

Kuqezinjtë drejt Helsinkit, Hasa mbetet jashtë sfidës me Finlandën

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar fazën e përgatitjeve në Cesena dhe këtë pasdite do të udhëtojë drejt Helsinkit, ku e pret përballja e radhës në UEFA Nations League ndaj Finlandës.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Itali, me programin e përqendruar te përgatitja fizike dhe aspekti taktik. Gjatë punës në fushë, futbollistët iu nënshtruan ushtrimeve me ngarkesë, ndërsa stafi teknik testoi disa variante dhe skema që mund të përdoren në ndeshjen e ardhshme.

Në seancën e sotme mungoi Luis Hasa. Mesfushori ka shfaqur temperaturë të lartë dhe, për këtë arsye, nuk mori pjesë në stërvitje. Hasa do të rikthehet në Tiranë, ku do të vijojë procesin e rikuperimit në funksion të ndeshjes së fundit ndaj San Marinos.

Për pjesën tjetër të ekipit, programi stërvitor u zhvillua sipas planifikimit të stafit teknik, pa raportime për probleme të tjera.

Pas përfundimit të përgatitjeve në Cesena, kuqezinjtë do të nisen gjatë pasdites drejt Finlandës. Shqipëria do të zbresë në fushë të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, për të luajtur ndaj Finlandës në ndeshjen e tretë të UEFA Nations League.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.