E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Bëre plazh, fjete dhe tani…’, Zegjineja ‘i tërheq veshin’ Xhelalit
Lajme

‘Bëre plazh, fjete dhe tani…’, Zegjineja ‘i tërheq veshin’ Xhelalit

Debati për reformën territoriale në Komisionin e Ligjeve u shoqërua edhe me batuta, pasi deputetja Zegjine Çaushi iu përgjigj kërkesës së Xhelal Mziut për bashkimin e nismave të opozitës me një replikë që shkaktoi të qeshura.

Diskutimet për reformën territoriale në Komisionin e Ligjeve janë shoqëruar edhe me replika mes deputetëve.

Pas fjalës së deputetit të opozitës Xhelal Mziu, i cili kërkoi që për çështjen e reformës territoriale të ndërmerret një nismë e përbashkët, deputetja Zegjine Çaushi iu përgjigj me një batutë drejtuar kolegut të saj.

Çaushi e lidhi kërkesën e Mziut me mungesën e tij në mbledhjet e komisionit për një periudhë prej katër muajsh. Replika e saj shkaktoi të qeshura në sallë.

Zegjine Çaushi: “Nëse e kishe kaq shqetësim të madh këtë reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe! Mos ta bojkotoje komisionin 4 muaj! Shkove bëre plazh atje, fjete dhe gjumë në shtëpi, vjen edhe këtu te ky komision tani dhe kërkon bashkimin e dy nismave!”

Pas kësaj replike, ndërhyri edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili e pyeti Çaushin nëse komenti për plazhin ishte i drejtuar vetëm ndaj Mziut apo edhe deputetëve të tjerë.

Ulsi Manja: “Çaushi, këtë punën e plazhit e pate vetëm për Mziun apo për të gjithë?”

Debati vijoi më pas me replikën e Xhelal Mziut, i cili iu përgjigj ironikisht komenteve të Çaushit.

Xhelal Mziu: “Në fakt, kur Zegjineja të jep këshilla në të gjitha fushat është vërtet një standard shumë i lartë dhe duhet ta merrni në konsideratë edhe ju z. Kryetar për qortimet që ju bën se Zegjineja është më afër asaj që PS ka si pikësynim dhe jo standardi.”

Përplasja verbale ndodhi në kuadër të diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, ku opozita ka kërkuar që nismat e ndryshme për këtë çështje të trajtohen në një proces të përbashkët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.