E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët e diasporës protestë në Bruksel, kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa Ramën
Lajme

Shqiptarët e diasporës protestë në Bruksel, kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa Ramën

Shqiptarë nga diaspora pritet të mblidhen të shtunën, më 3 tetor, në Bruksel, në një protestë përpara selisë së Komisionit Europian.

Tubimi është njoftuar për orën 16:00 dhe organizatorët thonë se në të do të marrin pjesë shqiptarë që jetojnë në qytete të ndryshme të Europës.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se protesta synon t’u përcjellë institucioneve europiane një qëndrim të ndryshëm nga ai që, sipas saj, paraqitet nga qeveria shqiptare.

Sipas Vatnikajt, diaspora kërkon që Shqipëria të vijojë rrugën drejt Bashkimit Europian, por pa Edi Ramën në krye të qeverisë.

Protesta zhvillohet në një kohë kur procesi i integrimit europian të Shqipërisë mbetet një nga çështjet kryesore të agjendës politike të vendit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.